Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 42-vjeçari, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë, pasi akuzohet për “Shkeljen e rrrgullave të mbrojtjes në punë”.
Mësohet se gjatë punës në galeri është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar një punëtor 32-vjeçar, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin, N. Gj., 42 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës sipas rregullores dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor), i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.”, njofton policia.





