8 persona humben jetën dhe të paktën 49 të tjerë mbetën të plagosur pasi një mur u shemb në një stadium në Senegal.
Ngjarja ndodhi në stadiumin Demba Diop, në Dakar, gjatë finales së Kupës së Ligës, mes Stade de Mbour dhe Union Sportive Ouakam.
Një sherr shpërtheu mes tifozëve rivalë dhe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, që çoi në panik e deri në shembjen e murit.
90 minuta të ndeshjes u mbyllën në barazim 1 – 1. Mbour shënoi në pjesën e parë shtesë, duke fituar 2 -1 dhe dhuna shpërtheu në momentin që arbitri i ra bilbilit për përfundimin e ndeshjes.