Një ndërtesë 13-katëshe ku strehohen pushues është shembur në Egjipt, duke lënë shumë njerëz nën rrënoja.

Është një pallat 13-katësh në Aleksandri të Egjiptit që përdoret për të strehuar pushuesit gjatë muajve të verës.

Për momentin nuk dihet ende sa persona janë të zhdukur apo të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje duke punuar për pastrimin e mbeturinave dhe kërkimin e të mbijetuarve.

Zyrtarët komunalë nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar, por sipas një vlerësimi fillestar të policisë, shembja është shkaktuar nga një çarje në strukturën e ndërtesës.

Spitaleve në zonën Montazah dhe zonat fqinje u është kërkuar të jenë në gatishmëri.