Dy persona janë plagosur, pasi është shembur një pjesë e murit të ish-uzinës së superfosfatit në Laç.

Mësohet se të plagosurit, Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha  ishin duke nxjerrë skrap në momentet e incidentit. 

Të dy janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas të dhënave të para gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.