FILADELFIA, 6 qershor 2013 – Gjashtë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtesë  katër katëshe në  qëndër të Philadelphia.

E dëmtuar rëndë është dhe një ndërytesë dy katëshe aty pranë ndërsa ekipet e urgjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje arritën të nxjerrin nga rrënojat 14 persona të cilët u dërguan me urgjencë në spital.  

Kapiteni Jeffrey Thompson i Departamentit të zjarrfikësve në Philadelphia konfirmoi se ekipet e shpëtimit ishin në kërkim të të mbijetuarve e i kërkoi publikut që të qëndrojnë larg zonës, ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë në rrënoja.

Aksidenti  ndodhi rreth orës 10:45 sipas orës lokale.

Një ndërtesë në bllok ka qenë në ndërtim e sipër. Hetimet kanë filluar për të zbardhur plotësisht  ngjarjen.