Të pakën 30 persona po kërkohen nga ekipet e shpëtimit, të cilët kanë frikë se mund të zihet brenda një ndërtese të shembur në Mumbai të Indisë. Raportet lokale të cituara nga “BBC”, thonë se një ndërtesë 3-katëshe në kryeqytetin financiar të Indisë u trondit herët të enjten.
“Dyzet persona besohet të jenë të mbërthyer brenda dhe një ekip prej 43 anëtarësh po kryen operacione shpëtimi”, tha një zyrtar nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave të Indisë (NDRF) për AFP-në.
Mumbai ka regjistruar reshje të shumta shiu këtë javë dhe përmbytje. Ndërtesa në zonën me banim të dendur Bhendi Pazari besohet të jetë rreth 100-vjeçare.
Incidentet e ndërtimit nuk janë të rralla në Indi, sidomos gjatë sezonit të musoneve për shkak të standardeve të dobëta të ndërtimit.