Një pjesë e murit të pallatit 17 97 , në lagjjen 18 ka rënë mëngjesin e sotëm duke rrezikuar kalimtarët në rrugë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për ngjarjen. Banorët thonë se kjo eshte një ngjarje e përsëritur.
“Muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti ka aksidentuar edhe një fëmijë 5-vjeçar para një jave”, thanë banorët.
Ata shprehen se janë të detyruar të jëtojnë me rrezikun e vdekjes brënda në pallat pasi kanë tre muaj pa marrë bonusin e qirasë.
Bashkia, sipas banorëve, nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që për çdo ditë janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7-katësh.
Tri katet e para janë dëmtuar rëndë si edhe shkallët e pallatit, por brenda tij ka disa familje që banojnë.





