Shembet një tjetër shkollë e dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Ditën e sotme fadromat e IMT-së janë zhvendosur tek shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në akt-ekspertizën e thelluar, Instituti i Ndërtimit vendosi për shembjen e saj dhe ndërtimin e një shkolle të re.

Ndërkohë dje dhe sot u shemb shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”. Në Durrës janë projektuar për t’u shembur dhe ndërtuar nga e para 9 objekte shkollore.

Në mbledhjen emergjente të Këshillit Bashkiak Durrës, të zhvilluar ditën e sotme, u miratua shembjen edhe e 3 shkollave të tjera në njësitë administrative Rrashbull, Ishëm dhe Sukth.