Nga foltorja teksa foli për ligjin për ndërtimet, kryeministri Edi Rama tha se nevojitet reflektim pas tragjedisë së 26 nëntorit.

kreu i qeverisë paralajmëroi përgjegjësi penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit.

“Cdo godinë për të cilën merret leje ndërtimi dhe kur leja e ndërtimit shkelet, shembet ose sekuestrohet. S’mund ta gëzojë ai që e ka ndërtuar. Kush shkel lejen për të fituar në kurriz të të tjerëve e të fëmijëve sidomos, nuk mund të amnistohet më, është mbrojtur deri më sot nga paaftësia për të bërë shtet, padituria dhe nga shkelja e syrit ndaj asaj kategorie. KÇK e ka gjunjezuar shtetin, ajo që duhet bërë taksative është që cdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, për godina me shumë njësi jo për shtëpitë e njerëzve në fshat ose duhet shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. S’mund të jetë më pronë e atyre që e kanë ndërtuar, kjo do bëjë që më në fund te kemi ndërtime që janë në përputhje me ligjin. I rroftë këtij parlamenti që për 3 dekada me radhë ka kaluar ligje për planifikimin urban, kontroll territori, ka bërë luftra për kontroll territori, por në fund të ditës ata që ndërtojnë për qëllim fitimi kanë përfituar në kurriz të të gjithëve në mënyrë marramendëse”, tha Rama.