14 dhjetor 2013- Shembet me eksploziv kompleksi "Jon". Shembja e kompleksit u bë me anë të shpërthimit të kontrolluar.Në orën 14:00, forcat xheniere dhe ato të Inspektoriatit të Ndërtimit kanë bërë të mundur shkatërrimin përmes eksplozivit, e kompleksit "Jon" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Shpërthimi i sotëm do të jetë i ngjashëm me atë të kryer në 27 tetor në një kompleks rezidencial në afërsi të Skelës.Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuarpas davaritjes së tymit që mbështoilli zonën u vu re se nga shpërthimi ështe shembur pjesërisht kompleksi ‘Jon’. Një prej objekteve ka humbur vetëm këmbët dhe është anuar në plazh, kurse godina tjetër është rrëzuar tërësisht në tokë.
***
Sot shembet kompleksi “Jon”, policia merr masa për sigurinë publike
Kompleksi “Jon”, nga sot nuk do të ekzistojë më. INUK, policia dhe forcat xheniere kanë vendosur që sot të bëhet shembja e tij me eksploziv. Informacioni zyrtar është dhënë nga Ministria e Brendshme, ku sot do të shembet me tritol kompleksi “Jon” te zona e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Për shkaqe sigurie, policia bën me dije se nga ora 09:00 deri në orën 15:00 e ditës së sotme do të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimtarëve, të cilët mund të kalojnë nga pjesa e sipërme e rrugës që të çon tek shkolla tregtare.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët, në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës, se në datë 14.12.2013 do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ të këtij qyteti, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit ‘Jon’ në afërsi të Ujit të Ftohtë.
Gjatë këtij intervali kohor, automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën ‘Dhimitër Konomi’. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vendimi është ndërmarrë pas përfundimit të procesit të hapjes së rreth 1500 vrimave, ku janë vendosur rreth 300 kg eksploziv. Ky proces është shtrirë në tre katet e para të pallatit 8-katësh, ndërsa shpërthimi i telekomanduar pritet të kryhet rreth mesditës së sotme.





