Shembet përfundimisht restoranti më i famshëm i themeluar nga një shqiptar në SHBA, “Athony’s Pier 4”.

Shqiptari Anthony Athanas e ndërtoi restorantin e tij të famshëm vitin 1963 në Bostonin Jugor, ndërsa shumë shpejt u popullarizua duke tërhequr si klientë edhe Presidentin Riçard Nikson si dhe familjen Kennedy. Por jo vetëm, restoranti frekuentohej edhe nga shumëyje të Hollivudit si dhe gangsteri më i famshëm i Bostonit, Xhejms Bolxher.

Restoranti po shembet pasi djali i Athanasit, që e trashëgoi e ka shitur truallin e restorantit tek një ndërtuaes dhe shumë shpejt në vend të tij zona do mbushet me qiejgërvishtëse.