Diçka e pazakontë ndodhi në orët e para të 28 marsit në Romë të Italisë ku një rrugë u shemb duke krijuar kështu një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë.

Brenda gropës përfunduan 2 makina që ishin të parkuara.

Policia dhe grupet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje ku siguruan zonën ku pati shembje të rrugës.

Fatmirësisht përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk pati persona të lënduar.