Shembja e stadiumit të vogël të Barcelonës “Miniestadi” do të nisë sot. Ditën e djeshme, katalanasit kanë dhënë detajet se si do të vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës stërvitore të Barcelonës.

Të gjithë kanë marrë një urdhër të veçantë dhe duhet ta vënë në zbatim: Kujdes kafshët! Personat përgjegjës, të cilët do të kryejnë punimet, kanë për detyrë që të largojnë të gjitha macet dhe lakuriqët e natës nga stadiumi, në mënyrë që asnjë të mos dëmtohet.

Në këtë stadium ka pasur shumë mace dhe drejtuesit e stadiumit i lejonin sepse shërbenin për të larguar minjtë dhe brejtësit e tjerë që mund të ishin prezentë aty.

Barcelona kërkoi kujdes të veçantë për këtë aspekt, sepse ai stadium ishte shndërruar në një vendstrehim për macet.