Shembet taraca e një banese në Qerret, i njësisë administrative Katund i RI.
Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të dy personave që kanë përfunduar nën rrënoja. Janë akoma të paqarta rrethanat e ngjarjes që shkaktoi shembjen e soletës, ndërsa policia e Durrësit nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që për t’i ofruar ndihmën e parë të aksidentuarve ka mbërritur edhe një ambulancë.





