Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 52-vjeçarin Luftar Panahori, i cili akuzohet se shembi urën e Darzezës, pasi tentoi të kalonte në të me një mjet të tonazhit të rëndë.

Sipas policisë, shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar.

Me shembjen e urës banorët e kësaj zone kanë mbetur të bllokuar.