Policia ka arrestuar shoferin 52-vjeçar, i cili ditën e djeshme teksa kalonte me kamionçinë ka shembur urën e Darëzezës.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Luftar Panahori.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë, jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën.”, njofton policia.





