Në një komunikim që DurrësLajm pati me përfaqësues të bashkisë së Durrësit, këta të fundit theksuan se juristi Beja gënjen pasi institucioni i ka kthyer përgjigje brenda javës firmës ndërtuese.

Në shkresën që mban datën 23 qershor 2016, bashkia e Durrësit ia ka refuzuar kërkesën ndërtuesit, pasi ky I fundit në dokumentacionin e paraqitur nuk kishte projektin teknik të realizimit të punimeve, të firmosur nga një projektues i licensuar.

 

Në një tjetër komunikim që DurrësLajm pati me kryebashkiakun Vagjush Dako, ky i fundit theksoi se zona e Shkëmbit të Kavajës deri në fund të vitit 2015 ka qenë nën juridiksionin e komunës Rrashbull dhe në kohën kur është ndërtuar ka qenë pa leje ndërtimi. “Pallati është ngritur vite më parë, atëherë kur lejen e ndërtimit për atë zonë e jepte një tjetër njësi e pushtetit vendor” tha Dako.