Kanë filluar prishjet e objekteve mbi kanal për t’i hapur rrugë projektit të rrugës “Azem Hajdari.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako në një postimi në rrjetet sociale.
Sako shkruan se familjeve të cilave u janë shembur godinat qoftë banim apo shërbim, do të përfitojnë në bazë të aktit normativ nr. 9
Ndër të tjera, ajo shton se “Të dyja këto rrugë bashkë kanë një gjatësi prej 2.8 kilometra dhe i shërbejnë jo vetëm banorëve por edhe zhvillimit industrial e ekonimik që po merr e gjithë kjo zonë.”
POSTIMI I PLOTË:
Filluam prishjet e objekteve mbi kanal për t’i hapur rrugë projektit të një aksi të rëndësishëm siç është rruga “Azem Hajdari.
Familjeve të cilave u janë shembur godinat qoftë banim apo shërbim, do të përfitojnë në bazë të aktit normativ nr. 9. Falenderojmë banorët për bashkëpunimin në këtë projekt ku së bashku bëmë të mundur hapjen e rrugës për realizimin e investimit në këtë fazë.
Rrugët “Azem Hajdari” dhe “Vala e Detit” lidhin lagjjen e re të Spitallës me pjesën tjetër të qytetit.
Të dyja këto rrugë bashkë kanë një gjatësi prej 2.8 kilometra dhe i shërbejnë jo vetëm banorëve por edhe zhvillimit industrial e ekonimik që po merr e gjithë kjo zonë.