Ka arritur në 86 numri i viktimave nga pallati i shembur rreth dy javë më parë në Florida, SHBA.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 7 personave të tjerë të mbetur nën rrënojat e godinës 12 katëshe “Champlain Towers”.

Kryebashkiakja e Miami-t, Daniella Levine Cava tha se janë ende 43 persona që nuk janë gjetur, ndërkohë që 62 prej viktimave janë identifikuar.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet që çuan në shembjen e godinës, ndërkohë që zyrtarët kanë premtuar asistencë financiare për familjet e viktimave.