Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas shembjes së pallatit nr.4 në lagjen Myslym Keta në Kombinat.

Duke e konsideruar si një akt të shëmtuar, Berisha në një postim në facebook, shkruan se Rama dhe Veliaj po lënë në mjerim 90 familje.

“EdiRama dhe Erion Velia janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar. Sb“- shkruan Berisha në postim.