Pas shembjes së paligjshme të “Prestige Resort”, ka reaguar kreu i PD Sali Berisha.

Në një reagim në Facebook, Berisha ka postuar videon nga momenti i shpërthimit me tritol të resortit 7-katësh, ndërsa e cilëson kryeministrin Edi Rama si monstër.

Kujtojmë se shembja e paligjshme e resortit u bë një ditë para se Gjykata Administrative të merrte vendimin.

“Monstër! Tritoli ndaj Prestige Resort eshte tritol ndaj shtetit ligjor, kushtetetues rendit kushtetues qe ajo garanton fhe medias dhe lirise saj!#sb“,– shkruan Berisha