Ashtu sikur njoftoi më herët, Presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjne e Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta ka përshkruar në këmbë rrugën nga zyra e tij në Presidencë për në Gjykatën Kushtetuese, e cila në fakt vijon të mbetet jashtë funksionit.

Në një postim në Facebook më herët, Meta e konsideroi të turpshme dhunën e policisë ndaj artistëve, ndërsa shkruante se vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar është abuziv e korruptiv