Aktori Neritan Liçaj është ulur në sheshin përballë Teatrit Kombëtar. Me një cigare në gojë, Liçaj me zërin e ngjirur nuk ka pranuar që të jepte një prononcim për gazetarët.

“Jo sot ju lutem. Se nuk kam fuqi dhe as dëshirë. Jo sot ju lutem,”– është shprehur ai, ndërsa përlotej i ulur këmbëkryq dhe i zverdhur në fytyrë. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  

Përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.