Shembja e një ure në Kinë pas shirave të vazhdueshëm shkaktoi dhjetëra viktima.
Sipas mediave të huaja numri i viktimave është rritur duke shkuar në 38 persona që kanë humbur jetën.
Ndërsa 24 shtetas të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ura mbi një lumë u shemb pjesërisht më 19 korrik “për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve” në qytetin Sangluo në provincën veriore Shaanx.