Një shembje masive dherash ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen ekipet të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.





