Nxënësi i klasës së 10-të në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës , ka mbi 10 vjet që është përdorues i rregullt i rrjeteve informatike të internetit.
Pasioni që iu shfaq që në moshë të vogël mbi internetin dhe njohja e shkëlqyer e hershme e gjuhës angleze, e futën atë shpejt në botën e programimit dhe më pas atë të lodrave e krijimit të programeve informatike.
Lojrat që krijoji dhe i hodhi në internet filluan shumë shpejt që të konvertoheshin në vlera monetare dhe kjo e shtyu atë që të perfeksionohej në këtë fushë duke realizuar disa synime të rëndësishme që quhen arritje madhore edhe për të mëdhenjtë me përvojë në këtë fushë.
Pas 12 viteve eksperimentimi në valët e këtij pasioni, ai ka arritur që të krijojë një minikompani të tijën me bashkëpronar një amerikan si dhe ka arritur të ketë buxhetin e tij bankar nga shitjet internetike të programeve që ka krijuar e realizon.
Në kompaninë e tij ka një rrjet bashkëpunëtorësh dhe synimi është që ta shndërrojë atë në një të madhe. Në vitin e 17 të jetës së tij, Erlin Kananaj thotë se ëndrra për të cilën lufton ta bëjë realitet janë studimet në universitetin e Harvardit.
Në takimin me të mësojmë se ai ka krijuar një displinë shkencore në punën e tij. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziome si drejtues në vendin tonë. Për këto është kontaktuar edhe nga ekipi i komnpanisë “Google” në Tiranë.
Erlini më shumë se një shembull i mirë është frymëzim për shumë të rinj, që falë vullnetit të tij arrin të mësojë e të punojë njëkohësisht duke zbuluar botën e madhe të programimit. Të rinjtë e kohëve moderne e shpenzojnë kohën pa kriter nëpër kafene.
Për këto arritje ai i është mirënjohës nënës së tij e cila e ka inkurajuar dhe I ka qëndruar pranë gjithnjë. Ai e quan atë si çelësin e suksesit të deritanishëm në jetë.
K.H.





