Atmosfera e jashtëzakonshme e krijuar në stadiumin e Liezhit, ku Belgjika shkatërroi 9-0 Gjibraltarit, është shembulli më i mirë sesi tifozët e një vendi e mbështesin pa kushte kombëtaren, edhe nëse përballë saj është një ekip modest e ku rezultati duket i paracaktuar.
Pas cdo goli të përfaqësueses belge, të pranishmit në stadium festonin si të cmendur, sikur të bëhej fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme.E nëse bëjmë një krahasim me interesimin për bileta të përkrahësve të kombëtares kuqezi për sfidën me Lihtensteinin, kuptojmë që ende kemi shumë për të ndryshuar sa i përket mentalitetit të përkrahjes së përfaqësueses.Deri në orët e para të kësaj të premteje, për takimin e “Elbasan Arenës janë shitur rreth 2 mijë bileta, pra rreth 20% të kapacitetit të këtij impianti. Sigurisht që në orët e fundit pak para fillimit të ndeshjes, pritet rritje e ndjeshme e interesimit për bileta, por fluksi i deritanishëm nuk është ai që meriton
Ndoshta emri i kundërshtarit të radhës nuk është sugjestionues dhe të apasionuarit pas kombëtares mendojnë se tri pikët në këtë takim janë të sigurta.Mirëpo përfaqësuesja ka nevojë për tifozët jo vetëm kur vjen Spanja, Italia, Franca apo Portugalia, por edhe ndaj një skuadra modeste si Lihtensteini, që mund të të hapë probleme nëse nuk gjen motivimin e duhur për ta mundur.Dhe sigurisht që motivimi më i madh për protagonistët kuqezi vjen nga fansat e tyre nga shkallët e stadiumit.





