Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave.

Lajmi është bërë i ditur nga Kreu i Shtetit përmes një postimi në Facebook, ku thekson se ky vendim vjen për shkak të angazhimeve të reja që do të marrë Prençi në të ardhmen.

POSTIMI I METËS

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, February 16, 2021