E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-t të spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptar, Tirana e cila do të mirëpresë 12 shqiptarë të suksesshëm ne vende të ndryshme në botës.
Realizimi i spektaklit do të jetë Tetari Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpresë artistë e biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri.
Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtorë besnikë që e kanë shoqëruar Gugën edhe në produksione të tjera si: skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografise Olsi Tufa, mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktoria Fabjola Kuburi, drejtori i prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek regjisori Armelin Llanaj.
Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi për secilin personalitet do te ngrihet një grup xhirimi për t’i xhiruar në vendet ku ata jetojnë.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar special të cilët do t’i bashkohen këtij organizimi madhështor nga balerinë, tenor, soprano, aktor, të cilët do të shoqërohen nga orkestra filarmonike.
Një mbrëmje madhështore pritet të vijë së shpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus. Nuk është konfirmuar ende nëse Sokol Guga do të ketë në krah një personalitet apo do të jetë i vetëm në prezantim.
Puna ka filluar e pritet të ndjekim hap pas hapi aktivitetin e producentit Guga.