5 ushqime që njerëzit mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë

18/05/2020 - 15:25

Të ushqehesh shëndetshëm është mjaft e rëndësishme, në mënyrë që trupi ynë të marrë proporcionin e duhur të lëndëve ushqyese.

Por sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që janë mbi moshën 50 vjeç duhet të kenë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Studiuesit rekomandojnë pesë ushqime që duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore të këtyre individëve.

Bajame

Studimi tregon se konsumi i përditshëm i bajameve mund të ketë një ndikim pozitiv në diabetin e tipit 2, shëndetin e zemrës dhe menaxhimin e peshës. Bajamet përmbajnë 15 lëndë ushqyese kryesore si vitaminë E, magnez, proteinë, zink.

Kos

Kosi është mjaft i mirë për kockat dhe gjithashtu ndihmon në humbjen në peshë. Kosi është mjaft efektiv edhe në proçesin e tretjes. Ai përmban mikronutrientë si zinku, kaliumi dhe Vitamina D. Konsumimi i tij ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe në forcimin e imunitetit. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për njerëzit në të 50-tat,  shprehet dietologia Ritika Samaddar.

Drithëra

Drithërat përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.

 Veza

Konsumimi i vezëve në mëngjes ndihmon në menaxhimin e peshës. Vezët përmbajnë një sasi të mirë të proteinave me cilësi të lartë dhe vitaminë D. Për më tepër, vezët përmbajnë një aminoacid, që ndihmon në forcimin e muskujve të trupit. Vezët janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B12 dhe lëndëve ushqyese, që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Zarzavatet

Zarzavatet si marule dhe lakra janë të mbushura me energji ushqyese si Vitamina C, Vitamina B6, magnezi, fibra dhe përmbajnë shumë pak kalori. Rekomandohet edhe konsumimi i spinaqit. Lëngu i spinaqit është i pasur me kalium, magnez dhe gjithashtu përmban antioksidantë, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e syve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi.

Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një st

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të traj

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdess

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut.