Alarmi i mjekëve: Kujdes nga lentet, ju verbojnë

21/09/2018 - 11:55

Lentet e kontaktit mund t’ju shkaktojnë verbëri për shkak të një infeksioni të rrallë. Spitali i syve në Londër ka vënë re një rritje të numrit të rasteve të infeksionit Acanthamoeba që prej vitit 2011. Infeksioni prek pjesën e përparme të syrit dhe shkakton dhimbje. Mjekët thonë se ata persona që mbajnë lente, janë më të ekspozuarit për t’u prekur nga ky infeksion, që gjithsesi është i parandalueshëm.

Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje. Autori kryesor i këtij studimi, John Dart tha se: "Kjo rritje e këtyre rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe".

Acanthamoeba është një mikroorganizëm që formon kist përreth syrit. Studiuesit rekomandojnë që personat të cilët kanë lente me disa përdorime, duhet të tregohen të kujdesshëm për t’i larë dhe për t’i tharë plotësisht përpara se t’i vendosin në sy. Pasi në të kundërt kanë më shumë rrezik që të preken nga ky infeksion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull.

Termi flexitariana vjen nga greqishtja që do të thotë ''dieta vegjetariane''.

Të gjithë duam bark të sheshtë, por për fat të keq, kjo është shumë e vështirë të arrihet. 

Ka pak njerëz që s’janë adhurues të djathit.

Të dëgjoni muzikë para gjumit është një mënyrë e mirë relaksuese për çdo person.

Sipas statistikave, nga 5 deri në 60% e njerëzve në botë vuajnë nga era e keqe e gojës.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të rifituar energjitë dhe përballuar ditën. Por cilat ushqime na ndihmojnë për një gjumë të qetë?

Të ushqehesh mirë është thelbësore për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar shqetësimet apo sëmundjet.

Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë pë

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre?