Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Dhimbja e shpatullave, tregues i një barre të madhe emocionale

05/03/2021 - 10:05

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona.

Ndryshe është qasja e mjekësisë së vendeve të Lindjes. Qenia njerëzore ndonjëherë i nënshtrohet lidhjeve midis trupit dhe emocioneve të veta, por shumë prej nesh nuk i japin rëndësi këtij fenomeni.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i akumuluar gjëtë ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe përpiquni të minimizoni stresin çdo ditë.

Dhimbje qafe

Nëse keni dhimbje në qafë, do të thotë që e keni të vështirë të harroni të tjerët ose gjëra të këqija që lidhen me ju. Nëse ndjeni dhimbje në qafë, përpiquni të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.

Dhimbje në shpatulla

Dhimbja e shpatullave tregon se po mbani një barrë të madhe emocionale. Mundohuni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë.

Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës tregon se nuk ndjeni dashurinë e të tjerëve. Nëse jeni beqar, është koha të organzioni ndonjë takim.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo lloj dhimbjeje tregon se shqetësoheni shumë për gjërat e përditshmërisë, siç janë stresi i shkaktuar nga mungesa e parave, etj.

Dhimbje në bërryla

Dhimbja e bërrylave tregon se keni rënë në një vorbull dhe nuk jeni në gjendje të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse krahët tuaj janë të ngurtë, edhe jeta juaj mund të jetë e tillë gjithashtu.

Dhimbje duarsh

Dhimbja e duarve tregon se nuk jeni në gjendje të lidheni si duhet me të tjerët. Mundohuni të krijoni miqësi të reja, të drekoni me një koleg dhe të njihni njerëz të rinj.

Dhimbje e ijeve

Dhimbjet në ije mund të tregojnë që keni frikë të bëni lëvizje. Jeni shumë ngurrues kur është fjala për të marrë vendime. Duhet të çliroheni pak.

Dhimbje e gjunjëve

Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që egoja juaj është shumë e madhe dhe se mendoni shumë pr veten. Mundohuni të jeni më të përulur, më vullnetarë dhe më njerëzorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona.

Strijat zakonisht fillojnë si të kuqe ose vjollcë dhe ngadalë ndryshojnë ngjyrën e tyre në të bardhë me kalimin e kohës.

Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon.

Një studim i ri  i kryer në Turqi nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që shquhet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë, tregon

Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar mund të ketë shumë efekte negative në shëndet.

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese.

Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima.