Era e keqe e gojës – Çfarë e shkakton dhe ushqimet që e largojnë

25/09/2020 - 07:49

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikacioni shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së keqe të frymës.

Problemet shëndetësore që lidhen me erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës apo ndjesia e shijes së keqe në shumë raste paralajmëron disa lloj sëmundjesh. Ndër më kryesoret është ajo që ka të bëjë me dhimbët dhe mishrat e tyre. Quhet Periodontis dhe ndodh në rastet kur indet preken nga inflamacioni. Në këtë rast, arteriet e vogla të indeve të dhëmbit të cilat mbajnë oksigjenin dhe ushqyesit shkatërrohen duke bllokuar funksionin e indeve. Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të tjera që mund të jetë i prekur trupi, nga pirja e duhanit, alkoolit si dhe higjena e dobët orale. Në forma akute kjo sëmundje bëhet kronike.

Problemet e sëmundjes së Periodontis kanë nevojë për ndërhyrjen e dentistit. Simptoma e ndijesisë së gojës së thatë gjithashtu shkakton erën e keqe të frymës. Goja e thatë mund të jetë rezultat i mjekimeve të ndryshme që trupi merr për trajtimin e komplikacioneve shëndetësore. Janë edhe shumë sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë sëmundjen e gojës për të cilat duhet të bëni kujdes. Disa prej të cilave janë infeksionet në aparatin e frymëmarrjes siç është pneumonia apo bronshiti, infeksionet kronike të sinuseve, diabeti, niveli i lartë i aciditetit në stomak si dhe problemet e mëlçisë dhe veshkave.

Ushqimet që luftojnë erën e keqe të gojës

Higjena e gojës dhe pastrami i saj në mëngjes dhe në darkë është një faktor i rëndësishëm i erës së gojës ashtu si edhe mënyra e të ushqyerit. Më poshtë AgroWeb.org ju sugjeron disa prej ushqimet që largojnë erën e keqe të gojës.

Çaji jeshil apo i zi përmban një nivel të lartë antioksidantësh. Sipas studimeve të fundit, ka rezultuar se konsumimi i çajit të zi apo jeshil ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës kjo për shkak të fuqisë së tyre në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe në gojë.

Kosi është një produkt fantastik për higjenën e gojës. Konsumimi i një gote me kos çdo ditë redukton nivelin e aromës së keqe në gojë. Efektet e mira të kosit vijnë për shkak të probiotikëve që ai përmban.

Uji është ilaçi natyral dhe burimi kryesor i mirëqenies së organizmit përfshirë këtu edhe shëndetin e gojës. Konsumimi i ujit ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nëpër dhëmbë. Pirja e ujit nxit prodhimin e salivës, element që vepron si agjent psatrues në gojë.

Majdanozi dhe borziloku, të dy këta përbërës ndihmojnë shumë në largimin erës së keqe së gojës sidomos kur konsumojmë hudhra apo qepë. Ideale në përfitimin edhe e më shumë vlerave është kombinimi i hudhrave apo qepës me këto dy erëza gjatë konsumimit.

Mollët dhe spinaqi janë dy përbërës fantastik në largimin e erës së keqe të gojës. Mollët mund të konsumohen pas çdo fakti ushqimor, por edhe në mëngjes ndërsa spinaqi rekomandohet të konsiderohet më së shumti i pagatuar dhe sallatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja vonë në darkë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin.

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë se gjumi i mjaftueshëm e cilësor është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëq

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri.

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin?

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret

Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.