Kur stresi na gllabëron ose flemë keq, edhe buzëqeshja jonë mund të ndikohet, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Sienës.

Studimi lidh stresin e perceptuar dhe cilësinë e dobët të gjumit me rrezikun e periodontitit të shkallës 3 ose 4, që do të thotë një formë e sëmundjes që prek indet mbështetëse të dhëmbit, pra mishrat e dhëmbëve.

I kryer nga Crystal Marruganti dhe i koordinuar nga Simone Grandini dhe Nicola Discepoli, studimi u botua në ”Journal of Periodontology”.

”Në prani të stresit të fortë të perceptuar rreziku i zhvillimit të periodontitit është pesëfishuar, ndërsa nëse cilësia e gjumit është e varfër, kështu rreziku rritet tre herë”, thekson Discepoli.

Gjumi dhe stresi së bashku rrisin rrezikun e periodontitit me gati gjashtë herë.

Studimi përfshiu 235 individë, të cilëve studiuesit u administruan pyetësorë të vlefshëm për të matur stresin dhe cilësinë e gjumit të tyre.

Pjesëmarrësit gjithashtu morën një ekzaminim oral dhe periodontiti u diagnostikua sipas protokolleve të Federatës Evropiane të Paradontologjisë.

Nga studimi u zbulua se ”individët që janë të stresuar ose me cilësi të dobët të gjumit kanë përkatësisht pesë dhe tri herë më shumë gjasa të kenë periodontit”.