“Hani dy herë në ditë”, nutricionistja Rolina Naco: Ja kush nuk duhet ta ndjekë këshillën e kryeministrit

25/03/2020 - 10:56

“Hani dy herë në ditë dhe agjëroni 16 orë”. Kjo këshillë e dhënë në nisje të karantinës për shqiptarët nga kryeministri Rama nuk duhet ndjekur nga të gjithë, thotë nutricionistja Rolina Naco.

Në një komunikim me Skype gjatë emisionit “Vila 24”, Naco tha se diabetikët, gratë shtatzëna por edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike duhet të hanë më shpesh, por në sasi të vogla.

“Grave shtatzëna, diabetikëve por edhe të sëmurëve kronikë nuk do iu këshilloja skemën e të ngrënit dy herë në ditë”, thotë Naco.

Në këtë periudhë ajo këshillon të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime.

“Hani sa më shumë fruta dhe perime, te paktën 10 porcione me fruta dhe perime në ditë. Konsumoni erëzat në sasi të konsiderueshme, të kemi një sasi kripërash, mineralesh dhe vitaminash të balancuara. Në darkë të mundohemi të ulim kaloritë, një supë me perime mjafton. Diabetikët në v ecanti duhet të minimizojnë kaloritë e tepërta”, tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të hash një mëngjes të bollshëm është mënyra më e sigurt për të djegur më shumë kalori gjatë ditës.

Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Virusi SARS-COV 2 apo koronavirusi është shkaktari i pandemisë aktuale që ka përfshirë mbarë globin.

Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C.

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme.

U bënë muaj që lexojmë dhe studiojmë mbi koronavirusin, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyr

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues s

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.