Mjekja: Mushkëritë e pacientëve që kanë kaluar koronavirusin, shumë më të dëmtuara se të duhanpirësve

15/01/2021 - 17:47

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë. Një kirurge ka zbuluar se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

Mjekja Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin mars në Teksas. Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit më të ‘tmerrshëm’ që kemi parë ndonjëherë. Ato bllokohen dhe më pas mpiksen, më pas shkaktohet vështirësi në frymëmarrje e kështu…”, shkroi ajo në një postim në Twitter dhe i referohej grafive të mushkërive që kanë kryer pacientët.

Në një intervistë për CBS-DFW theksoi se shumë ekspertë kujdesen për nivelin e vdekshmërisë dhe jo për efektet e rënda që lë koronavirusi tek pacientët që i mbijetojnë sëmundjes.

“Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për nivelin e vdekshmërisë së koronavirusit dhe kjo është e tmerrshme. Për të gjithë personat që kanë mbijetuar, ky mbetet një problem”, tha mjekja.

Shpeshherë, koronavirusi shkakton probleme me pneumoninë, e cila ndodh kur mushkëritë mbushen me lëng. Ndërsa qeset e ajrit mbushen me lëng, ato nuk janë në gjendje të marrin shumë oksigjen, gjë që çon në simptoma të tilla si kollitja dhe therja. Studimet kanë gjetur gjithashtu dëmtime të qelizave epiteliale, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes nga hunda në mushkëri, të pacientëve me koronavirus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kushtet e gabuara të ruajtjes së ushqimit mund të çojnë në prishjen e tyre.

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë.

Uthulla balsamike është e pasur me antioksidantë që pakësojnë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekziston një marrëdhënie neurologjike midis pikave specifike në trupin dhe organeve tona të brendshme.

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacien

Fëmijët e lindur nga nënat që hanë shumë ushqime të përpunuara të mbushura me sheqer dhe kripë përballen me një rrezik në rritje të mbipe

Shumë prej vajzave dhe grave e gjejnë veten gojëhapur dhe ëndërrimtare para reklamave për flokë të bukur, të dendura, voluminozë e plot s

Të gjithë e dimë se kur kemi lindur, kemi marrë tipare të pamjes fizike nga nëna dhe babai ynë.

Të kesh erë të keqe të trupit mund të jetë e turpshme.

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë.