Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe aneminë, teksa thonjtë e gjelbër janë shenjë e infeksioneve kërpudhore.

Trashja e ndërgishteve është karakteristikë e diabetit, ndërkaq ndryshimi i formës së thonjve mund të tregojë edhe sëmundjen vdekjeprurëse idiopatike të fibrozës së mushkërive.

Përveç formës së thonjve, te fibroza idiopatike e mushkërive shfaqen edhe gishtat e trashë.

Sëmundjen e mushkërive e tregojnë edhe thonjtë e verdhë. Ata janë të lidhur edhe me çrregullimet e drenazhit të limfatik dhe artritit reumatoid.

Ndryshimet më të shpeshta të thonjve janë pikat e bardha dhe linjat të cilat mund të shfaqen për shkak të helmimit, sëmundjes së Hodkinit apo ndaljes së zemrës. Mirëpo ndryshimet nuk është e thënë patjetër të jenë të rrezikshme, mund t’i pengoni me ushqim të rregullt.

Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të çojë deri te shfaqja e njollave specifike të bardha në thonj. Zinku është i nevojshëm për rritje të qelizave. Mund ta gjeni në produktet siç janë: peshku, frutat e detit, vezët dhe farërat.

Për thonjtë e brishtë shpëtim janë thartirat yndyrore omega-3. Ato “lyejnë’ thonjtë dhe u japin shkëlqim të shëndetshëm.

Për fortësinë dhe elasticitetin e thonjve pasurojeni ushqimin me proteina – mish, peshk, sojë dhe drithëra integrale.

Shfaqja e vijave vertikale në thonj është shenjë e mungesës së hekurit, ndërkaq në trup e fusni duke konsumuar mish të kuq, peshk dhe vezë.

Pikat e bardha, njollat apo vijat

Mund të jenë shenjë e mungesës së zinkut apo proteinave në trup, e sëmundjeve të zemrës, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.

Thonjtë e çarë, të verdhë dhe të gjelbër

Tregojnë mungesën e vitaminës E, qarkullimin e keq të gjakut, mbylljen e limfës, problemet me mëlçinë, frymëmarrjen, diabetin, infeksionin kërpudhor apo politurën e tepërt.

Thonjtë të cilët lakohen lehtë

Thonjtë e tillë janë shenjë e mungesës së hekurit, ndërsa tregojnë edhe probleme me lukthin, zorrët dhe gjëndrën tiroide.

Thonjtë të cilët lakohen në majë të mollëzave

Tregojnë problemet me zemrën dhe mëlçinë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e vitaminës B12.