Kryebashkiakja Emiriana Sako uron këtë nisje të vitit shkollor, të gjithë nxënësit e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë për një vit të ri të suksesshëm dhe plot arritje! Ndërsa një përshëndetje të veçantë e ka për nxënësit e vegjël që ulen për herë të parë në bankat e shkollës duke nisur rrugëtimin e bukur të dijes.

“Mirënjohje për mësuesit, që me përkushtim edukojnë brezat e rinj dhe për prindërit, që me dashuri e sakrificë i shoqërojnë fëmijët në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Bashkia e Durrësit mbetet e përkushtuar për të garantuar mbështetje maksimale për fëmijët, ata që janë e ardhmja e qytetit dhe e shoqërisë sonë”, shkruan Sako.