Drejtuesi politik në Durrës Blendi Klosi së bashku me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako, ishin sot në Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Durrësit për t’i uruar fillimin e vitit të ri shkollor dhe për t’i përgëzuar për rezultatet e shkëlqyera.

“Rezultatet e PISA 2025, ku nxënësit shqiptarë kanë treguar përmirësim të qartë në shkencë, matematikë dhe lexim duke u renditur të parët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas edhe vende të tjera europiane, janë dëshmi e progresit të vazhdueshëm në këtë qendër dhe të gjithë Shqipërinë”, shkruan Klosi krahas pamjeve që ka shpërndarë nga vizita në QKF..

Falë kontributit të bashkisë dhe punës së palodhur të mësuesve, kjo qendër që ofron 42 kurse falas ja ka dalë të formojë djem dhe vajza të mrekullueshëm të arrijnë rezultate të shkëlqyera”, thekson Klosi.