Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Gjykata e Durrësit, duke urdhëruar zhbllokimin e fondeve për pagat e administratës gjyqësore.
Siç raportoi më herët “DurrësLajm“, Gjykata e Durrësit iu drejtua Gjykatës Administrative të Tiranës me kërkesën për sigurimin e fondeve të nevojshme për pagesat e punonjësve të administratës gjyqësore.
Vendimi i Gjykatës Administrative është i përkohshëm dhe synon garantimin e pagave, ndërsa çështja do të vijojë të shqyrtohet në themel.
Të njëjtën rrugë ligjore kanë ndjekur edhe GJKKO dhe Gjykata e Lartë, ndërsa kërkesa të ngjashme janë paraqitur edhe nga gjykata të tjera në vend.





