Përdorimi i celularit shkakton infertilitet te meshkujt

15/09/2020 - 11:46

Infertiliteti renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mesin e tre sëmundjeve kryesore që kërcënojnë popullatën botërore. Numri i çifteve që kanë vështirësi të krijojnë një fëmijë natyrshëm vazhdon të rritet dita-ditës.

Lidhur me këtë temë, Specialisti i Urologjisë, Prof. Dr. Bülent Erol nga Qendra e IVF së spitalit Bahçeci në Turqi, ka thënë se “nga të dhënat e marra 25 vjet më parë infertiliteti mashkullor ishte 20%, kurse nga studimet e reja kjo normë është dyfishuar dhe ka arritur në 40%”.

Përveç faktorëve si kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit që kërcënojnë drejpërdrejtë shëndetin riprodhues të meshkujve, Erol shtoi se “përdorimi i celularit për më shumë se 4 orë në ditë dhe rrezatimi i energjisë elektromagnetike që ka ai, përbën një efekt negativ te spermatozoidet duke shkaktuar infertilitet dhe duke krijuar një faktor rreziku për baballarët që janë të varur nga teknologjia”.

Në mënyrë që një burrë të përmirësojë aftësinë riprodhuese, mjeku propozon aktivitete që do të ndihmojnë për t’u larguar nga stresi siç janë meditimi dhe joga, si dhe një  kujdes më të madh për veten.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Shumica prej nesh i drejtohen çamçakëzit për të shpëtuar nga aroma e keqe, ose për të shmangur urinë.

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe.

Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta.

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

Studiuesit dhe mjekët në të gjithë botën nuk po lënë gur pa lëvizur për të gjetur mënyra për të ndaluar pandeminë e Covid-19.

Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD).

Qumështi është i shëndetshëm për kockat, por jo vetëm! Nëse e konsumoni atë para gjumit, do të keni edhe më shumë përfitime.