Produkti që mbron shëndetin e flokut, ja si ta përdorni

10/01/2020 - 20:24

Majoneza është një nga salcat më të përdorura në botë.

Kohët e fundit, industria ushqimore po prodhon variante me pak yndyrë dhe me përbërës natyralë në përpjekje për ta vendosur majonezën në listën e ushqimeve të shëndetshme

Studimet thonë se majoneza ka disa vlera shëndetësore për organizmin, gjithmonë nëse nuk e teproni me të.

Sipas tyre, majoneza është e pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3 që e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë goditjet e ndrhyshme.

Pa dyshim që majoneza ka shumë yndyrë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta hiqni një herë e përgjithmonë nga menuja ushqimore.

Majoneza ka edhe vitaminat A, D, E dhe K, të cilat treten në yndyrë.

Yndyrnat tek majoneza janë të pangopura dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe uljen e kolesterolit në gjak.

Majoneza rekomandohet të përdoret edhe në maska flokësh, sidomos për flokë të thatë.

Si Të Përdorni Majonezën Për Zbutjen e Flokëve

Njerëzit që duan të zbusin flokun dhe ta mbajnë atë nën kontroll, duhet të përdorni majonezën si një maskë të shkëlqyer.

Ajo përmban një antioksidant të fuqishëm që i jep flokut forcë, shkëlqim dhe volum.

Siç e thamë edhe më lart, majoneza është mirëbërëse për flokë të thatë e të dëmtuar.

Për këtë maskë ju nevojiten gjysëm filxhan çaji me majonezë me yndyrë të plotë.

Rriheni majonezën deri sa të bëhet e butë si push.

Flokët duhet të jenë të lagur.

Lyejini ato me majonezë në të gjithë gjatësinë e tyre dhe përqendrohuni tek zonat e dëmtuara të flokëve.

Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik për 30 minuta.

Flokun duhet ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe më pas ta lani me shampo si zakonisht.

Trajtimi me majonezë është tejet i rekomanduar nga stilistët më në zë të flokëve dhe mund të bëhet krejt lehtë në shtëpi./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.