Një studim i ri i bërë nga kompania  "Weight Watchers", ka treguar se meshkujt nuk arrijnë të humbasin peshë sepse kanë turp që ti thonë "Jo" birrës dhe të porosisin sallatë.

Frika se mos tallen për zgjedhjet e shëndetshme shkakton mbipeshë te meshkujt, të cilët i heqin shumë me vështirësi kilogramët e tepërt, sidomos ato të Vitit të Ri.

Rreth 80% e meshkujve të anketuar thanë se kishin turp që të zgjedhin pije të lehta dhe të porosisin ushqime të shëndetshme pasi miqtë mund t'i tallnin.

Sipas anketimit, nga 2 mijë të rritur, 90% thanë se do humbasin peshë gjatë 2019, por vetëm 10% ia dolën.