Test i ri i gjakut zbulon praninë e 20 llojeve të kancerit

06/10/2019 - 16:38

Një test i ri i gjakut premton të zbulojë praninë e 20 llojeve të kancerit, sipas zbulimit të institutit ”Dana Faber” në Boston (Harvard) dhe në testet e para tregoi saktësi të jashtëzakonshme në 99,6% të rasteve, ku testet ishin në gjendje të identifikonin saktë pacientët me tumor dhe organin nga i cili kishte origjinën kanceri. Të dhënat u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metoda novatore për të vëzhguar sekuencat gjenetike: konkretisht, provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro (metil) të përfshira përmes një proces i quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3 600 pacientë, disa me kancer, të tjerë jo. Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

”Analiza e re është e ndryshme nga të ashtuquajturat biopsi të lëngshme, që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.