Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa mori pjesë në një konferencë mjekësore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tha se gjatë vitit të kaluar u rrit cilësia e medikamenteve në qarkullim. “Nëqoftëse në vitin 2013, midis 170 milion eurove, barnat origjinatorë përbënin vetëm 35 përqind të sasisë së importit, në 2015 ato janë 56 përqind, – tha ministri Beqaj. – Pse ndodhi kjo? Sepse ne kishim një situatë krejt anormale në Shqipëri. Vetëm Shqipëria dhe Meksika ishin dy vendet e vetme në botë, ku gjenerikët ishin më të shtrenjtë se origjinatori përkatës, nga të cilët kishin marrë formulën e principit aktiv. Çfarë ka sjellë kjo? Më shumë barna në spitale, më shumë barna në listën e rimbursimit, duke mbajtur pak a shumë të njëjtin nivel fondesh të shpenzuara.”
Shëndetësia, Beqaj: Në 2015, rritëm cilësinë e medikamenteve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shkaktoi aksident në gjendje të dehur ku u plagosën nëna me fëmijët e mitur, AMP pezullon nga detyra punonjësin e Policisë
Durrësi zgjohet i “ngrirë”! I ftohti i acartë mbërthen qytetin
Revolta në Iran, 538 të vrarë nga protestat dhe 11 mijë të arrestuar! Protestuesit: Po na vrasin të gjithëve
Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në Korçë, familje të evakuuara në Pogradec





