15 gusht 2013-Temperaturat e larta dhe tregtimi i produkteve ushqimore jashtë kushteve të nevojshme, ka shtuar edhe më tepër numrin e personave të helmuar. Kryeqyteti mbetet një ndër destinacionet më problematike, kjo për shkak të konsumimit të produkteve të pasigurta të cilat ekspozohen në qiell të hapur.Vetëm gjatë tre ditëve, 47 persona janë helmuar. Bilanci është i lartë edhe për Elbasanin, ku janë kontaminuar 16 persona.Drejtori i zyrës së këshillimit të konumatorëve, Hasan Stafa, është shprehur se një shqetësim madhor mbeten personat që punojnë në farmaci, pasi ata nuk janë farmacistë por studentë të cilët nuk kanë njohuri. Si rezultat i tregtimit të mishit në rrugë, janë shënuar 6 raste helmimi ku 4 qytetarë janë kontaminuar në restorant pasi kanë konsumuar mish dhe 2 të tjerë në shtëpi.

/sot news/