Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic do të mbajë një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Bëhet me dije se video-konferenca do të mbahet më 29 qershor.
Po ashtu mësohet edhe tema e diskutimit mes liderëve, ku fokusi është ‘Shengeni Ballkanik’.
Kosova pavarësisht që ka marrë ftesë ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë takim.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kosova refuzon që të bëhet pjesë e diskutimit për “Shengenin Ballkanik”.





