Agjencia bërthamore e Ukrainës deklaroi këtë të premte se ka regjistruar rritje të niveleve të rrezatimit në Çernobil.

Megjithatë, autoritetet ukrainase thanë se rritja ishte jo domethënëse dhe e shkaktuar nga pluhuri i ngritur nga lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse.

Rusia e mori Çernobilin të enjten, duke shkaktuar mjaft shqetësim.

Centrali bërthamor ishte shkaku i asaj që konsiderohet si fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë, pas shpërthimit në 1986-n.