Ka disa shenja horoskopi që nuk kanë as më të voglin filtër kur vjen puna për të thënë atë që mendojnë. Me apo pa dashje, fjalët e tyre godasin drejt e në shenjë – dhe ndonjëherë edhe në sedër.
Virgjëresha – Nuk janë nga ata që flasin shumë, por kur vendosin të flasin, e bëjnë me aq saktësi e ironi, sa nuk ke ç’thua. Me një vëzhgim të mprehtë dhe një gjuhë therëse, ata dinë të të godasin në pikën më të dobët, shpeshherë edhe pa e ngritur zërin. E ke ftuar në takim dhe nuk i ke dalë fjale? Më mirë ruaju – sepse përgjigjja e saj do të jetë e mprehtë sa një shigjetë.
Akrepi – Mjeshtër i psikologjisë dhe i analizës, Akrepi është një lloj lexuesi mendjesh që nuk e ka problem të përdorë të metat e tua kundër teje – madje në formë talljeje. Sarkazma e tij është si helm: e shpejtë, e fortë dhe e personalizuar. Por paradoksalisht, kjo është mënyra e tij për të treguar që i intereson.
Shigjetari – I drejtpërdrejtë deri në dhimbje, ai nuk mendon dy herë përpara se të flasë. Sipas tij, më mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e ëmbël. Por ndonjëherë, kjo “e vërtetë” bëhet shkak për të lënduar edhe më të afërmit. Nëse ke bërë ndonjë gafë, Shigjetari do të jetë i pari që do ta vërë në dukje – me zë të lartë dhe pa asnjë ndrojtje.