24 shkurt 2015 –  Sigurisht që testet e shtatzënisë janë të shpejtë dhe të sigurtë, por para se të shkoni deri atje, ka disa sinjale të lëshuara nga trupi juaj që nuk gabojnë. Ja cilat janë:

Gulçoni shpesh?

Një fetus që por rritet ka nevojë për oksigjen, për këtë arsye, ai merr oksigjenin tuaj. Ju do gulçoni më shpesh, se sa zakonisht.

I keni gjinjtë shumë të ndjeshëm?

Kur vendosni recipetin ne mëngjes irritoheni? E keni gjoksin të rëndë dhe venat më të theksuara se zakonisht? Kjo tregon se së shpejti do të bekoheni me një bebe.

Ndiheni të lodhura?

Nëse lodheni shpejt do të thotë se hormonet janë rritur në trupin tuaj. Kjo lodhje do vazhdojë për tremujorin e parë dhe në muajin e katërt do ndiheni më mirë.

Keni të vjella?

Kjo është një shenjë klasike në fakt.

Urinoni shpesh?

Keni dhembje koke?

Keni dhembje shpine?

Nëse zakonisht nuk keni dhembje të shpinës dhe kjo ndodh vetëm tani, ka shumë gjasa të jeni shtatzëna.

Keni dhembje në fund të barkut?
Kjo për shkak se mitra, por përgatitet të “rritë” një fëmijë.

Keni neveri nga disa ushqime?

Kafeja nuk iu pëlqen apo aroma e peshkut ju pështjellon. Kjo është një shenjë se mund të jeni shtatzënë.

Ndiheni të fryra.

Keni ndryshime të shpeshta humori.

E keni kaluar ciklin, por keni vënë re disa njolla gjaku tek mbathjet. Kjo mund të jetë një shenjë se një vezë po fekondohet. Kujdes, nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme, këshillohuni sa më parë me një gjinekolog.